Lajmet e fundit

Interesimi për të studiuar në Universitetin e Prishtinës ka rënë për vitin akademik 2020-2021.
Një prej treguesve është konkursi plotësues për pranimin e studentëve në nivelin 'bachelor' që u mbyll të premten, njofton Klan Kosova.
Dy mijë e 471 vendet e shpallura me konkurs nuk arritën të plotësohen të gjitha.
E trendi i rënies së numrit të aplikantëve sipas drejtuesve të njësive akademike në UP ka nisur në dy-tri vjetët e fundit.
Konkursi plotësues në UP u përmbyll të premten e aplikantët gjatë kësaj jave do t'i mbajnë provimet pranuese në grupe konform situatës pandemike, derisa rezultatet do t'i marin deri më datë 10 nëntor.