Lajmet e fundit

Një punëtor rreth 50 vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Ky incident ka ndodhur rreth orës 14:00 kur punëtori ishte duke punuar për kompaninë “Reno.com”, njofton Klan Kosova.
Punëtori pasi që është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë ai ëhstë dërguar me urgjencë për në QKUK.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë policia dhe inpektoriati i punës.