Një burrë ka arritur të mbijetojë edhe pas rënies poshtë, prej një lartësie 20 metrash në Australi.
Lajmin e konfirmuan autoritetet australiane, teksa thanë se burri 25 vjeçar ishte në pronën e prindërve të tij në Sydney kur ai gjeti vetën në zona shkurresh të dendura në mbrëmjen e vonë të së dielës, njofton Klan Kosova.
Raportohet se policia realizoi një operacion të kompleksuar shpëtimi pasi pothuajse pesë orë u mori kohë derisa hasën në personin të cilin e kërkonin.
Mësohet se 25 vjeçari pësoi disa lëndime në gjokës por me trajtime mjekësore gjendja e tij tashmë është qëndrueshme, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.