03.08.2017 · përditësuar para 3286 dite1 min lexim
Kërkesa e koalicionit PDK-AAK-NISMA për shtyrje të seancës nuk është aprovuar në Kuvendin e Kosovës.
60 vota kanë qenë pro dhe 60 kundër.
Sipas këtyre votave kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka thënë kërkesa nuk aprovohet.
Koalicioni PAN ka kërkuar shtyrjen e pikës së rendit të ditës për votimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës për në orën 14:00.
Këtë kërkesë në emër të koalicionit e bëri Enver Hoxhaj nga PDK, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.