Lajmet e fundit

Maunat e ngarkuara me mallra kosovare e që ia mësynë Serbisë u shtuan vitin e fundit.
Eksportet kosovare drejt këtij vendi fqinj shënuan goxha rritje karshi importeve që rritja ishte dukshëm më e vogël.
Ndryshimi i shifrave të shkëmbimit tregtarë mes Kosovës e Serbisë për kryetarin e Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu është i pritshëm pasi bashkëpunimi mes dy vendeve kohëve të fundit mori kahje tjetër,njofton Klan Kosova.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës edhe në muajin janar të këtij viti ka rënie me 18 % të importeve nga Serbia në krahasim me janarin vitit të kaluar.
E eksporte kosovare u rriten për 43 % në janar të këtij viti krahasuar me janarin e vitit të kaluar.
Në vlera monetare i bie se nga një milionë euro sa pati eksporte janarin e vitit 2015 këtë vit ato u rriten në 1.5 milionë euro.
Tregtarët bile po presin rritje edhe më të madhe të eksporteve të mallrave kosovare drejt Serbis e rënie të importit nga ky vend drejt Kosovës.