Lajmet e fundit

Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë sivjet ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, por edhe vitet paraprake. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2015 importi i mjeteve piroteknike krahasuar me vitet e kaluara ka rënë në mënyrë drastike.
Gjatë 12-mujorit të këtij viti në territorin e Kosovës janë futur mjete piroteknike në vlerë 387.173 euro.
Nëse krahasojmë me vitin e kaluar importi është 6 herë më i vogël. Gjatë vitit 2014 ishin importuar 780 mijë kilogramë fishekzjarrë, të cilat në vlerë monetare kanë qenë 1.8 milion euro.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.zeri.info/ekonomia/66346/bie-importi-i-fishekzjarreve/