Lajmet e fundit

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike - KESCO ka njoftuar se nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së Sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike.
Bëhet e ditur se kjo gjendje po vazhdon edhe sot.
Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje me ç`rast kjo kompani kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe njofton se sipas paralajmërimeve kjo njësi pritet të kthehet në sistem sot pasdite.