Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Joe Biden, ka vizituar të shtunën senatorin Bob Dole, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, pasi përfaqësuesi nga Kansas, i pensionuar tashmë, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.
Të dy kishin shërbyer në Senat së bashku dhe Dole është një "mik i ngushtë" i Presidentit, thuhet në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Dole, i nominuari presidencial republikan i vitit 1996, ishte një nga republikanët kryesorë që tha qartë pas zgjedhjeve të nëntorit se Biden kishte fituar.
“Zgjedhjet kanë mbaruar dhe (Joe) Biden do të jetë president më 20 janar. Unë e di që presidenti nuk e ka pranuar humbjen dhe mund të mos e pranojë kurrë, mirëpo ai nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar”, ka thënë Dole në dhjetor të vitit të kaluar, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Kujtojmë se 97 vjeçari ka bërë të ditur lajmin për kancer më 18 shkurt.
“Së fundmi, janë diagnostikuar me kancer në mushkëri, në fazën e katërt. Trajnimi im i parë do të nisë të hënën”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Teksa kam disa pengesa përpara, unë e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që po përballen me sfidat e tyre shëndetësore”.