Lajmet e fundit

Kandidati demokrat, Joe Biden, është duke kryesuar karshi kundërkandidatit të tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump.
Derisa procesi i numërimit po vazhdon, Biden, vazhdon të prijë me vota elektorale, transmeton Klan Kosova.
Nga raportimi i CNN, Biden ka 118 vota elektorale, ndërkaq Trump ka 13 më pak.
Më votë popullore, Trump është në epërsi. Ai aktualisht ka 43 milionë e 197 mijë e 256 vota apo 51.2 përqind, kurse Biden ka 39 milionë e 822 mijë e 497 vota apo shprehur në përqindje, 47.2 përqind.