Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të enjten, se presidenti rus, Vladimir Putin, duket se po izolohet në Rusi dhe mund të ketë pushuar ose vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij.
"Ai duket se është i izoluar dhe ka disa indikacione se ai ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij," tha Biden, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Mirëpo, për këtë që e deklaroi, Biden nuk kishte prova.