Lajmet e fundit

Derisa Joe Biden po afron drejt 270 votave elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale, ai ka folur në një konferencë se si do të jetë një lider për të gjithë dhe jo vetëm për ata që e kanë votuar atë.
“Fushatën e kemi bërë si demokratë, por do të qeveris si President i SHBA-së”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
“Presidenca në vetvete nuk është institucion partizan. Është një zyrë në këtë vend që përfaqëson secilin dhe që kërkon detyra për kujdes për të gjithë amerikanët dhe kjo është ajo çfarë do ta bëjë saktësisht.
“Në s’jemi armiq. Ajo që na bashkon si amerikanë është me e fortë se gjithçka tjetër që mund të në ndajë”.
Biden ka bërë thirrje për unitet, derisa procesi i numërimit të votave është duke vazhduar.
“Është koha për unitet, të çlirohemi dhe të bëhemi bashkë si komb”.