Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Beogradin më 18 gusht, pas formimit të qeverisë atje, raportojnë mediat në Serbi duke cituar burime jozyrtare.
Poashtu raportohet se kësaj vizite, zëvendësi i Barack Obamës dhe zyrtarët serbë të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik si dhe mbështetjen e Washingtonit për rrugën evropiane të Serbisë.
Biden kishte vizituar Beogradin në vitin 2009, si pjesë e një turneu rajonal, transmeton Klan Kosova.
Një takim në mes të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Joe Biden ishte planifikuar që të zhvillohej në në qershor të vitit të shkuar, por ishte shtyrë për shkak të vdekjes së djalit të zëvendëspresidentit amerikan.
Në vend të Biden, asokohe, shefi i qeverisë serbe e kishte pritur në takim këshilltaren për siguri kombëtare në SHBA, Susan Rice, transmeton Klan Kosova.