Lajmet e fundit

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA është duke vazhduar.
Aktualisht është duke prirë me votë elektorale, kandidati demokrat, Joe Biden, nga të dhënat që po publikon mediumi amerikan CNN, transmeton Klan Kosova.
Biden ka 89 vota elektorale deri tash, karshi Trump që ka 72.
Trump prinë me votë popullore, ku ka 30 milionë e 961 mijë e 810 vota apo 50.7 përqind, ndërkaq Biden ka 29 milionë e 223 mijë e 357 apo 47.9 përqind.