Lajmet e fundit
Joe Biden nuk ka hequr dorë, ai do të vendos në fillim të gushtit nëse do t’i hyjë garës për president.

Joe Biden ende nuk ka vendosur se a do të jetë, apo jo, njëri nga kandidatët demokratë në garën për president, në zgjedhjet e 2016.
Ai këtë vendim do ta marrë me një gusht, kanë dhënë dy burime të sigurta të agjencisë US News, nga radhët e partisë demokratike, e që kanë afërsi me familjen e zëvendëspresidentit Biden, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse vdekja e të birit, Beau Biden, muajin e kaluar, ka pauzuar çdo plan të politikanit, burimet e njëjtë i kanë treguar US News-it se garimi për president ende është shumë i mundshëm.
“Planet e tij për të ardhmen do t’i bëjë publike në gusht”, thotë burimi.
72 vjeçari të martën e kaluar u paraqitë për herë të parë në publik, prejse ka varrosur të birin.
Ai foli në Samitin e Uashingtonit për format e energjisë së pastër.
Biden, si një gjentelmen që është, nuk qëndroi me mrrola, bile lëshoi edh ca shaka.