Lajmet e fundit

Në Georgia, një nga shtetet kyçe [që ndikojnë në rezultatin përfundimtar] ku votat janë akoma duke u numëruar, vëzhguesit e zgjedhjeve dhe transmetuesi amerikan CNN raportojnë se demokrati Joe Biden ka marrë kryesimin atje për herë të parë.
Projeksionet e vendosin Biden në epërsi për shumë pak vota, derisa tani 99 përqind të votive besohet se janë numëruar.
https://twitter.com/DecisionDeskHQ/status/1324355635354476545
Trump nuk mund t’i humbasë 16 votat elektorale të Georgias nëse do t’i mbajë gjallë shpresat edhe për një mandat të dytë.
Republikani nuk mund të gjejë një rrugë tjetër që t’i arrijë 270 votat elektorale pa Georginë dhe Pennsylvaninë, kështu që shanset e tij për të siguruar fitoren në këto zgjedhje presidenciale varen nga zhvillimet në këto dy shtete.