Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se "nuk ka plane të bisedojë” me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi ai e urdhëroi një sulm ushtarak në Ukrainë.
"Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do të përfundojë duke i kushtuar shtrenjtë Rusisë ekonomikisht dhe strategjikisht".
"Putini do të jetë një i pabesë në skenën ndërkombëtare. Zgjedhja e Putinit për të bërë një luftë krejtësisht të pajustifikueshme kundër Ukrainës do ta lë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të fortë", ka thënë Biden, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.