Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se armëpushimi ka lejuar një rritje të konsiderueshme të ndihmave për të hyrë në Gaza.
"Ne po përfitojmë plotësisht nga pauza në luftimet për të rritur sasinë e ndihmave humanitare që lëvizin në Gaza dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe dinjiteti për popullin palestinez”, deklaroi ai.
Tutje kreu i Shteteve të Bashkuara theksoi se nuk do të ndalen derisa të lirohen të gjitha pengjet e mbajtura nga Hamasi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.