Lajmet e fundit

Avioni i Air Force 2, që në bord kishte Zëvendëspresidentin amerikan - Joe Biden, aterroi me pesë orë vonese në Beograd. Zyrtarët thanë se moti i keq ishte shkaku, transmeton Klan Kosova.
Në aeroport amerikanin doli ta presë Kryeministri i Serbisë – Aleksandar Vuçiq. Atë e gostiti siç e do tradita serbe me bukë pogaçe e kripë. Prej aty eskorta arriti para pallatit të Serbisë, ku ishte rreshtuar garda ceremoniale.
Më pas Biden dhe Vuçiq hynë në takim bilateral, për të dalë më pas para gazetarëve.
Për më shmë ndiqeni kronikën e mëposhtme, të përgatitur nga gazetarja Edona Vuçitërna.