Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd, u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve serbe që humbën më të dashurit e tyre gjatë bombardimeve të NATO-s.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference për shtyp, i shoqëruar nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
"Shtetet e Bashkuara dhe Serbia, natyrisht, nuk bien dakord për secilën çështje, ka shumë plagë dhe plagët që janë gjallë që nga vitet e 90-ta, por unë shpresoj që kjo do të ndryshojë me gjeneratat e reja”, ka thënë Biden.