Lajmet e fundit

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden në një fjalim emocionues ka folur për respektin që njerëzit duhet të tregojnë për luftëtarët e vrarë, të plagosur dhe ata që vuajnë nga crregullimet e stresit post-traumatik(PTSD).
Biden ka treguar një rast kur atij i ishte kërkuar që ta nderonte me medalje një ushtar për trimëri të pashoq treguar në fushëbetejë, duke rrezikuar jetën për të nxjerrë mikun e tij nga makina që po digjej, për të ilustruar vlerën që kanë ushtarët, transmeton Klan Kosova.
“Në Afganistan, gjenerali Raymond T. Odierno më kërkoi që t’i vë Yllin e Argjendtë një ushtari që kishte rrezikuar jetën për të nxjerrë mikun e tij nga Humvee. Por kur u afrova ai më tha: ‘Nuk e dua këtë medalje, zotëri. Nuk e dua. Ai vdiq’”.
Më pas nënpresidenti amerikan ka vazhduar të argumentojë se sa të vështirë e ka jetën ai djalosh, kur ka këtë pamje në mendje. Ai ka theksuar se numri i të vrarëve dhe të plagosurve në fushëbetejë duhet thënë gjithherë saktë, pasi secili nga ta ka lënë pas një familje, një rreth shoqëror, për atdheun.