Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Mbretin Abdullah të Jordanit.
Ai ka treguar se kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit në Gaza, derisa ka ripërsëritur angazhimin për rritje të ndihmave humanitare për civilët palestinezë, përcjell KlanKosova.tv.
“Jemi pajtuar që s’mund të ndalemi së punuari së bashku drejt një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, është shprehur Biden.