Lajmet e fundit

Hirin që iu dha për bekimin e shtëpisë më të rëndësishme ne Amerikë, ia dedikoi një populli që po përballet me agresionin rus.
Këtë ritual të katolikëve të njohur si Kreshma, Presidenti amerikan Joe Biden e bëri në mëngjesin e së mërkurës.
E për t’u pranuar këto lutje besimtarët obligohen të heqin dorë gjatë gjithë ditës nga ushqimi i tyre i preferuar.
Amerikani tha se lufta në Ukrainë, po vëzhgohet nga afër derisa fajësoi Kremlinin se po godet qëllimisht ndërtesat e civilëve.
Por nuk e tregoi nëse këto veprime përbëjnë krime lufte.
Disa orë më parë, Biden paralajmëroi në fjalimin e tij para Kongresit se agresioni i Rusisë nuk do të ndalet, nëse presidenti i saj, Vladimir Putin nuk paguan një çmim.
Ai konfirmoi administrata e tij po i bllokon të gjitha fluturimet komerciale e private ruse, që të operojnë në hapësirën ajrore të SHBA-së.