Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë për herë të parë se presidenti rus, Vladimir Putin, është "një kriminel lufte" për shkak të luftës në Ukrainë.
"Ai është një kriminel lufte", u tha Biden gazetarëve pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa situata në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet, përcjell Klankosova.tv
Kujtojmë se më herët Biden kishte njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, me vlerë rreth 800 milionë dollarë dhe duke përfshirë furnizimin me dronë.