22.04.2021 · përditësuar para 1927 dite1 min lexim
"Ne vijmë nga vende shumë të ndryshme, por i ndajmë shqetësimet e njëjta", ka thënë zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris gjatë hapjes së Samitit të Klimës.
Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha që "kjo është një dekadë vendimtare", raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin konfirmuan se po marrin pjesë në samitin dyditor të organizuar nga SH.B.A. mbi klimën.
Shtëpia e Bardhë tha se 40 udhëheqës botërorë ishin të ftuar në konferencë, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt për publikun.
“Presidenti Biden ndërmori veprim ditën e tij të parë në detyrë për të kthyer Shtetet e Bashkuara në Marrëveshjen e Parisit. Ditë më vonë, më 27 janar, ai njoftoi se së shpejti do të mblidhte një samit udhëheqësish për përpjekjet e ekonomive të mëdha për të trajtuar krizën e klimës, “tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.