Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi, duhet të bëhen.
Gjatë një konference për shtyp, i shoqëruar nga Presidenti Hashim Thaçi, Biden u shpreh se nëse Kosova nuk i kalon këto dy procese, do të stagnojë në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit.
Ai po ashtu kërkoi nga krerët e të dyja vendeve, të Kosovës e të Serbisë, që t’iu përmbahen marrëveshjeve që i kanë lidhur në Bruksel.
“Asociacioni i Komunave Serbe është punë që ju duhet ta kryeni. Të njëjtat gjëra i kam biseduar edhe me kryeministrin serb, dhe ai ma tha se është i pajtimit që duhet të ecet përpara. Edhe Kosova edhe Serbia duhet t’iu përmbahen marrëveshjeve të lidhura në Bruksel".
“Pa një gjë të tillë, s’mund të arrihet asgjë, edhe pse SHBA-të do të rrinë krah për krah me Kosovën”, ka deklaruar Biden.