Ish-presidenti amerikan, Joe Biden mori pjesë të premten në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij.
Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike që kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv
Në fotot e postuara në Instagram nga ish-Zonja e Parë, Jill Biden dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ish-presidenti dhe zonja e parë shihen së bashku me anëtarë të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II në shkollën e mesme “Salisbury”.
Joe Biden njoftoi të dielën e kaluar se është diagnostikuar me kancer të prostatës.
Biden dhe familja e tij e kanë mbrojtur vazhdimisht ish-presidentin nga akuzat se shëndeti i tij ishte përkeqësuar gjatë kohës që ishte në detyrë. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.