Lajmet e fundit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përsëritur gafën e tij të famshme të përshëndetjes 'me ajrin' në fund të fjalimit.
Gjatë vizitës në Tel Aviv të Izraelit, Biden u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, teksa në fund të ceremonisë duket se u çorientua për një moment dhe shfaqet duke tentuar t’i shtrëngoj dorën ‘dikujt’ që nuk është fare aty.
Ky incident u bë viral në internet, ku shumë amerikanë po tallen me të, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti Biden një veprim të tillë e kishte bërë fillimisht më 15 prill të këtij viti teksa mbajti një fjalim mbi problemet e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të Shteteve të Bashkuara.
Mes tjerash, prej se ka marrë mandatin si presidenti më i fuqishëm i botë, Biden u përball edhe me incidente të tjera.
Katër javë më parë Biden u rrëzua nga biçikleta e tij gjatë ngasjes pranë shtëpisë së tij në Delaware, teksa ai dhe gruaja e tij festonin 45 vjetorin e martesës.
Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha ‘Mirëmëngjes’.
https://klankosova.tv/joe-biden-rrezohet-nga-bicikleta-video/
Më 19 mars të vitit të kaluar u rrëzua tre herë derisa ishte duke ngjitur shkallët e aeroplanit në Air Force One gjatë rrugës për në Atlanta.
https://klankosova.tv/biden-rrezohet-tri-here-derisa-po-ngjiste-shkallet-e-aeroplanit-video/