Lajmet e fundit

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, ka arritur në Beograd ku do të zhvilloj një bisedë me zyrtarët e shtetit të Serbisë.
Pas një fluturimi prej 14 orësh, Biden ka aderuar në aeroportin Nikola Tesla i shoqëruar nga gruaja e tij, dhe është pritur nga Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Ambasadori amerikan në Serbi, Kyke Skat, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Biden është pritur me bukë e kripë dhe është përshëndetur nga Garda e Ushtrisë Serbe gjatë parakalimit në qilimin e kuq.
Kjo është hera e dytë që Biden shkon në Serbi, pasi këtë vend e vizitoi edhe në vitin 2009.
Biden më vonë, do të vijë edhe në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi.