Lajmet e fundit

Me rastin e përvjetorit të 8-të, të Pavarsisë së Kosovës, në Bibliotekën Kombëtare ‘’ Pjeter Bogdani’’ do të mbahet ekspozita e librit ‘’Kosova në Udhën e Pavarsisë’’.
Në këtë ekspozitë do të shpalosen tituj të zgjedhur nga fondi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ‘’Pjetër Bogdani’’, të cilat shtjellojnë përmbajtje historike duke përfshirë këtu vende dhe kohë nga Lidhja e Shqiptare e Prizrenit në vitin 1878, e deri në aktin e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës në 2008, transmeton Klan Kosova.
Ceremonia e hapjes do të mbahet në Hollin e Bibliotekës, më 17 shkurt 2016, në orën 10:00.