Biblioteka Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, shënoi 72 vjetorin e themelimit të saj, njofton Klan Kosova.
Drejtori i bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se nuk ka asnjë bibliotekë ku ka më shumë material për kulturën e Kosovës, përderisa falënderoi familjen Mekuli për gjërat e vlefshme që ia dhuruan këtij institucioni.
E vajza e poetit të parë e më të njohur shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, Drita Mekuli tha se babai i saj kishte ideale të mëdha.
I pranishëm në 72 vjetorin e themelimit të bibliotekës, e ekspozitës me gjësendet personale të Esad Mekulit ishte edhe veprimtari Adem Demaçi.
Kronikë nga Artiana Matoshi
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.