Lajmet e fundit

Bhad Bhabie e ka filluar një “betejë” të re, pasi e sulmoi reperen Iggy Azalea në një aheng hollivudi, duke e gjuajtur me një lëng pijesh.
Në videon e mëposhtme shihet se si 15-vjeçarja pasi e sheh australianen, menjëherë hidhet në veprim dhe e gjuan me ujë duke e zbrazur gjithë shishen. I menjëhershëm është reagimi i ekipit të sigurisë së këngëtares dhe ai i sulmueses, të cilët filluan ta tërheqin prapa.
E gjithë kjo hatërmbetje nisi kur Iggy kishte folur nëpër rrjete sociale, duke u pyetur se kush janë ata që do të shkonin në një nga paraqitjet e Bhabie.