Lajmet e fundit

Derisa Taylor Swift ka qenë e zënë duke rekrutuar pothuajse gjithkë nga kolegët e saj për turneun botëror 1989, miku i saj Ed Sheeran mund ta ketë tejkaluar atë.
Ai e ka shoqeruar këngëtaren Beyonce në skenë për interpretimin akustik të këngës “Drunk in Love”, duke regjistruar kështu herën e dytë që kjo dyshe performon së bashku, pas duetit në CBS të koncertit të Stevie Wonder në fillim të këtij viti, transmeton Klan Kosova.
Të dy performuan në Global Citizen Festival në New York, i cili përkoi me nisjen e fushatës së re të Kombeve të Bashkuara për qëllimet globale.