Lajmet e fundit

Beyonce dhe Mariah Carey do të mund të bashkojnë forcat për një këngë të re së shpejti...në qoftë se ato shkojnë përpara me planet e bëra të enjten, transmeton Klan Kosova.
Dy këngëtaret ishin në L.A. për Fondacionin Global Heart View, dhe të dyja kishin tavolinën afër njëra-tjetrës. Thuhet se, kur Beyonce dhe Mariah kanë biseduar, mundësia e një dueti ishte rritur dhe të dyja kanë rënë dakord.
Burimet e TMZ-së thonë se, të dy vajzat kanë të njëjtin menaxher biznesi, Jon Schwartz, kështu që bashkëpunimi mund të jetë edhe më i lehtë.
Edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar, mendimi i një bashkëpunimi në mes dy yjeve është i mrekullueshëm.