Lajmet e fundit

Këngëtarja Beyonce të mërkurën e ka nderuar të ndjerin Prince gjatë hapjes së mbrëmjes së turneut Formation në Miami.
Kur këngëtarja ka shkuar ta ndërrojë veshjen në prapaskenë, ekrani i projektorit është bërë me ngjyrë vjollce dhe u dëgjua kënga e famshme e Prince “Purple Rain” në të gjithë sallën.
“Prince, faleminderit për muzikën tënde të bukur”, tha më pas Beyonce gjatë koncertit, transmeton Klan Kosova.
Prince ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike gjatë javës së kaluar.