Lajmet e fundit

Beyonce është njëra nga artistet që ofron performanca të shkëlqyera nëpër koncerte të ndryshme. Këngëtaren gjithnjë e shohim energjike duke realizuar vallëzime të ndryshme, me dukje dhe zë të mahnitshëm.
E Beyonce nuk do të ndalet.
Sipas TMZ ajo ka punësuar edhe disa valltare për performancën e saj në festivalin "Coachella". Numri i valltareve që do ta shoqërojnë Beyonce-n ka arritur në 100.
Artistja kishte anuluar percormancën e saj në këtë festval vitin që shkoi për shkak të shtatzënisë, e duket që kësaj radhe po përgatitet të ofrojë performancë të paharrueshme. Gjithashtu është bërë e ditur që ajo dhe ekipi i saj janë duke zhvilluar prova 11 orë në ditë.