Lajmet e fundit

Performanca e Beyonce në Super Bowl në mund të ketë qenë fyese për dikë, mirëpo këngëtarja nuk mund ketë qenë më e lumtur.
“Më bën krenare”, ka thënë Beyonce për Entertainment Tonight, lidhur me performancën e saj “Black Panther Party” dhe “Malcom X”, transmeton Klan Kosova.
“Doja që njerëzit të ndjehen krenarë dhe ta duan vetveten”.
Familja e Malcom X, po ashtu është shprehur shumë e lumtur me performancën që iu atribuua babait të tyre. Malcom X ishte aktivist i të drejtave të njeriut, dhe ka punuar shumë për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në amerikë, duke u cilësuar si njeriu më me influencë në historinë e afrikano-amerikanëve, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Përveç se për interpretimin që bëri në eventin tejet të rëndësishëm për amerikanët, Beyonce u duartrokit edhe për një gjë. Ajo përpak sa nuk u rrëzua në skenë, mirëpo ia arriti që për mrekulli t’i shpëtojë ndonjë situate të pakëndshme gjatë vallëzimit.
https://twitter.com/IAM_Johnathan/status/696579038744334336?ref_src=twsrc%5Etfw