Lajmet e fundit

Lady Gaga po kalon nëpër një periudhë të vështirë, pasi që po përballet me disa probleme shëndetësore, por për ta bërë të ndjehet pak më mirë, Gaga mori një dhuratë nga një super-këngëtare.
“Nuk ka ditë të mirë me dhimbje, faleminderit mjaltë B që më dërgove këtë xhup të rehatshëm. Më mbanë të ngrohtë jashtë shtratit kështu që unë mund të jem nën pemë, qiell e diell dhe të marrë frymë thellë. Ndjehem me fat për këtë dashuri”, ka shkruar këngëtarja, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja u shtrua në spital këtë muaj për dhimbje të forta duke e shtyrë atë t’i anuloj të gjitha koncertet në kuadër të turneut të saj.