Lajmet e fundit

Albumi i saj i fundit "25" është shitur në gjysmë milionë kopje për vetëm 24 orë.
Dhe derisa bëhet e ditur se Beyonce e ka përfunduar albumin e saj më të ri, burimet afër këngëtares zbulojnë se ajo po e vonon me kast publikimin e tij, me qëllim që ta lejojë yllin tjetër të muzikës për të shkëlqyer ende.
Disa burime i kanë thënë gazetës The Sun se këngëtarja e hitit The Single Ladies e përfundoi punën në fund të vitit që lamë pas rreth albumit të saj të gjashtë, por deshi që të presë deri sa ngazëllimi i rikthimit të Adele të shuhet, dhe më pas ajo ta publikojë materialin e saj të ri, transmeton Klan Kosova.