Lajmet e fundit

Ndonëse ka më shumë se një javë që po përflitet për tradhtinë që Jay Z i ka bërë Beyonce, tanimë ka thashetheme që ata janë në pritje të fëmijës së dytë.
Nuk është sekret që Benyonce gjithmonë ka dashur të ketë një familje të madhe. E si duket tani dëshira e saj do të realizohet – e kjo gjë sipas revistës Life & Style po bëhet për ta shpëtuar martesën, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtij burimi fëmija numër dy është pikërisht ajo për të cilën janë lutur çifti që të ndodhte tash e një kohë.
“Ajo po pres që ta zyrtarizojë kur të bëhet tre muaj shtatzënë, por Beyonce dhe Jay Z janë shumë të lumtur”.
“Bey dhe Jay ndiejnë që ky fëmijë do t’i sjellë martesës së tyre një kuptim të ri”, ka thënë ky burim.