Lajmet e fundit

Sipas raportimeve të Radar Online, Beyonce e Jay-Z, për shkak të problemeve në martesën e tyre i kanë ndaluar tentimet për tu bërë prindër të një fëmije tjetër, transmeton Klan Kosova.
Çifti që e mban jetën private shumë larg medieve, vitin e kaluar ranë pre e thashethemeve për një ndarje të mundshme, por të dy i kishin demantuar këto fjalë. Por edhe tani po dyshohet se një prej çifteve më të famshme në botë janë duke përjetuar një krizë martesore, e madje pikërisht për këtë gjë ata nuk do bëjnë edhe një fëmijë.
Beyonce dhe Jay-Z u martuan në vitin 2008 dhe kanë një vajzë katër vjeçare të quajtur, Blue Ivy.