Lajmet e fundit

Artistja e njohur amerikane është shpallur si personi i famshëm më bamirës në 2016-n. Kjo renditje është bërë nga DoSomething.org në listën e tyre të përvitshme, “Celebs Gone Good”, që rendit personat që kanë përdorur famën e tyre për çështje të ndryshme sociale.
35-vjeçarja tërhoqi vëmendje për një sërë çështjesh këtë vit, duke nisur me Black Lives Matter, kriza e ujit në Flint, Michigan dhe barazinë gjinore, transmeton blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Në gusht, ajo solli në tapetin e kuq të VMA-së nënat e viktimave që humbën jetën nga dhuna e racizmit: Eric Garner, Michael Brown, Oscar Grant dhe Trayvon Martin.
Më pas Bey dhuroi më shumë se 82,000$ për Flint dhe mbajti një koncert bamirësie bashkë me Tidal.
Pas Knowles, Lin-Manuel Miranda renditet i dyti dhe në vend të tretë pozicionohet Taylor Swift.
Lista e plotë e personazheve të njohur që janë vlerësuar nga DoSomething.org:
Beyoncé
Lin-Manuel Miranda
Taylor Swift
Demi Lovato
Shailene Woodley
John Cena
Miley Cyrus
Lady Gaga
Zendaya
Jesse Williams
Gina Rodriguez
Chance the Rapper
Tyler Oakley
Serena Williams
Yara Shahidi
Justin Bieber
Shawn Mendes
Misha Collins
Nyle DiMarco
Aziz Ansari