Lajmet e fundit

Blue Ivy Carter, vajza 3 vjeçare e të famshmes Beyonce që tani ka marrë hapat e parë drejtë famës. Ajo ende pa dalë nga pelenat do të jetë pjesë e këngës së njërit prej grupeve më të famshme në botë, “Coldplay”, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Coldplay kanë lansuar nga 15 sekonsa të secilës këngë nga albumi i tyre më i ri “A head full of Dreams”, në profilin e tyre në instagram.
Beyonce dhe vajza e saj e vogël do të jetë në këngën e tyre “Hymn from the Weekend”, një këngë për të cilën Chris thotë se inspirimin e gjetën në muzikën që dëgjohet nëpër klube të natës.
“Idenë e pata kur po e dëgjoja një këngë të reperit Flo Rida, dhe mendova se si ne ende s’kemi bërë një këngë e cila do të dëgjohej në klube të natës”, ka thënë Martin për gazetën The Wall Street Journal.
Blue Ivy, së bashku me fëmijët e Martin, Apple dhe Moses, me vokalet e tyre janë bërë pjesë e korit që luan në këngën “Hymn for the Weekend”.
Albumi më i ri nga Coldplay “Head Full of Dreams”, do të lansohet me 4 dhjetor, në prag të festave të fundvitit.