Lajmet e fundit

Dashuri kulminante.
Këngëtarja amerikane Beyonce dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, e kishin gojën vesh më vesh në tribinat e sallës sportive në Cleveland në Ohio, gjatë ndeshjes basketbollistike në mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte veshur një kostum me ngjyrë të kaltër mbretërore ndërsa bashkëshorti i saj, është paraqitur më i zakonshëm, thjesht një bluzë dhe një palë xhinse.
Çifti kanë dhënë një përshtypje shumë të mirë, duke qeshur me njëri tjetrin e duke u ledhatuar gjatë tërë kohës.
Kjo paraqitje, vjen pak kohë pas publikimit të albumit të ri të Beyonce “Lemonade”, i cili dha shumë material që çifti të diskutohet nga audienca, e cila spekuloi se Jay Z e kishte tradhtuar Beyonce.