Lajmet e fundit

Lajme të mira për fansat e Beyonce!
Kompania Pepsi së fundmi ka konfirmuar që 34 vjeçarja do ta shoqërojë në skenë grupin Coldpaly gjatë përfundimit të pjesës së parë të Super Bowl 50 me shtatë shkurt.
Përderisa detaje të tjera nuk janë zbuluar ende, mund të supozohet se muzikantët do të performojnë këngën e tyre të përbashkët “Hymn for the Weekend”.
Nëse paraqitja e Beyonce do të jetë diçka e ngjashme si e Missy Elliot në vitin e kaluar – mund të presim që Chris Martin t’i këndojë po ashtu edhe disa këngë të nënës së Blue Ivy.
Fansat anembanë botës mezi e presin këtë shfaqje të madhe, transmeton Klan Kosova.