Lajmet e fundit

Ish bateristja e Beyonce, Kimberly Thompson, kërkoi një urdhër kufizues ndaj saj sepse pretendon që këngëtarja praktikon “magji ekstreme”.
Sipas padisë , Beyonce akuzohet se ka përdorur magjinë e saj për të monitoruar dhe kontrolluar financat e Thompson.
Ish anëtarja e bendit të këngëtares pretendoi gjithashtu se këngëtarja e “Lemonade” filloi një kampanjë ngacmimi kundër saj, ku përfshihet “magjia e errët” dhe “formula magjike të ngacmimeve seksuale”. Ajo po ashtu pretendoi se Beyonce e kishte vrarë edhe macen e saj.