Lajmet e fundit

Kur një super yll si Beyonce ju thotë që të ndaloni, duket që këtë duhet ta bëni menjëherë.
Këngëtarja 34 vjeçare ka marrë pjesë në organizimin e Tidal Music të martën mbrëma, dhe gjithashtu e bëri edhe paraqitjen para gazetarëve në tapetin e kuq.
Ajo cfarë ra në sy është momenti kur këngëtarja e ka larguar nga vetja një asistente te saj, e cila po përkujdesej për të që paraqitjen ta kishte në rregull.
“Ndalo” – i thotë Beyonce, duke u munduar të mos vërehet dhe vazhdoi t’i buzëqeshë kamerave, transmeton Klan Kosova.
Ky moment është kapur nga një përdorues i Instagramit, i cili e ka postuar videon e këtij momenti “kritik”.
Të menjëhershme kanë qenë komente të shumta: “E ndjej që secili rreth saj është duke ecur si mbi vezë, duke u frikësuar që të mos bëjnë ndonjë gjë të gabuar! Dhe e dini çfarë, edhe unë do të ndihesha njësoj!”, ka komentuar njëri.
https://instagram.com/p/9FP_hOpkMB/?taken-by=beylite