Lajmet e fundit

Situata jashtë Parlamentit të Shqipërisë duket e tensionuar, por kjo nuk e ka penguar seancën plenare të mbajë punimet ku janë betuar tre deputetët e rinj.
Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj të tre nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë betuar në Kuvend si deputetët më të rinj.
Më këto mandate, numri i deputetëve të rinj të futur në Parlament shkon në 13, raporton TvKlan, transmeton Klan Kosova.
Para se të mbërrinte në Kuvend, Ralf Gjoni, është sulmuar përpara banesës së tij, ku një protestues i ka hedhur bojë në fytyrë.