Lajmet e fundit

Salih Zyba do ta zëvendësojë ish-deputetin Qëndron Kastrati në Kuvendin e Kosovës pasi ky i fundit fitoi zgjedhjet për postin e kryetarit të komunës së Kamenicës.
Përveç Kastratit edhe ish – deputetin Mytaher Haskukën do e zëvendësojë Shemsi Syla në seancat e radhës parlamentare, njofton Klan Kosova.
Zyba dhe Syla madje kanë bërë betimin e tyre të deputetit pikërisht sot në fillimin e seancës plenare ndërsa shënon dhe fillimin e punimeve të Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror.