Lajmet e fundit

Janë betuar deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës do ta zë vendin e Ramush Haradinajt.
Gani Dreshaj i AAK-së zëvendëson Rrustem Berishën, kurse Behgjet Pacolli i cili është ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i parë, do të zëvendësohet nga Imet Rrahmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pal Lekaj, do të zëvendësohet nga Bekë Berisha, ndërkaq vendin e Rasim Demirit e zë Bahri Shabani, njofton Klan Kosova.