Lajmet e fundit

Sot do të vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e prokurorit special. Përfaqësuesit e partive politike, të cilët mbrëmë nuk arritën marrëveshje përfundimtare rreth strukturës dhe organizimit të Prokurorit Special, sot sërish do të ulen në tavolinën e bisedimeve, transmeton Zhurnal.
Mbrëmë palët mbeten afër por mungoi kompromisi rreth numrit të prokurorëve në prokurorinë speciale. Burimet tona nga taborët e përfshira në bisedime, flasin se LSDM-ja insiston të jenë 12 prokurorë dhe kryeprokuror special, ndërsa BDI propozon që përveç prokurorit special të ketë edhe 8 prokurorë, prej të cilëve 3 shqiptarë.
Bisedimet dje filluan me takime bilaterale mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së që në orën 15, ndërsa partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë bashkëngjitur në takim pas orës 18.
Deri më 15 shtator edhe emrat të dorëzohen dhe votohen në Kuvend. Partitë akoma nuk spekulojnë asnjë emër për kandidat të mundshëm për postin e kryeprokurorit special. Nëse nuk ka kompromis mes partive, nuk përjashtohet mundësia që propozimet të vijnë nga faktori ndërkombëtar, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, raporton Zhurnal.